Vendimi i Komunës së Tetovës është selektiv, thotë Llalla


Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës, Teuta Llalla ka reaguar në lidhje me revizionin e kryer në këtë institucion duke e quajtur si selektiv.

Ajo tha se sot më është dorëzuar një akt-vendim nga përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, të lëshuar nga kryetari i Komunës, sipas të cilës kërkohet shkarkimi i saj.

“Sot më është dorëzuar një akt-vendim nga përfaqësuesit e komunës. Vendimi i lëshuar nga kryetari i komunës paraqet shkarkimin tim nga posti i drejtorit. Arsyetimi i kryetarit të komunës është se është bërë kërkesë nga këshilli i shkollës për të cilën nuk kam ndonjë njoftim ose raport”, tha Llalla.

Ajo tha se nuk ka asnjë keqpërdorim me mjetet financiare të shkollës dhe se revizioni është bërë në mënyrë selektive.

Baby Boo