Vetëvendosje thërret protestë paqësore në Prishtinë


Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët për protestë më 29 shtator në Prishtinë, me fillim nga ora 14:00.

Këtë e ka thënë kryetari i VV-së, Albin Kurti gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se një popull mund ta ndalë një njeri, duke aluduar në Thaçin.

“Kjo aventurë personale duhet të ndalet, dhe duhet ndaluara. Ai tani shënon mbështetjen më të ulët qytetare në Kosovë në gjithë karrierën e tij politik.e Ai ska legjitimitet dhe as kredibilitet. Edhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë është e rëndë për shkak të zhvillimit të progresit, dhe teprisë së korrupsionit. Nga skandalet e kryeministrit dhe kabinetit e tij na nxjerrin veq se zgjedhjet e reja parlamentare”, ka thënë Kurti.

Ai tha se protesta e VV-së do të jetë e qetë.

“Ky nuk ka kredibilitet edhe gjendja në Kosovë është e rend shkaku i keqqeverisjes dhe korrupsionit. Nga skandalet e shumta të qeveris na dërgojnë vetën në zgjedhje dhe jo zgjidhje. LVV me 29 shtator të këtij viti thërret protestë paqësorë në ora 14:00. Prishtina është vendi, protesta është ngjarja”, ka theksuar Albin Kurti./PC

Baby Boo