Ministria e Jashtme e Izraelit: Faleminderit Kosovë!


Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Livne e ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Jashtme kosovare, e cila nepërmjet një deklarate tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij nga 2 mijë ra*ketat e hedhura nga “Hamasi”.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në lu*ftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha vi*ktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhu*nën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.

Baby Boo