Veteranët marrin zemër nga fjalimi i Nasim Haradinajt në Speciale: Të lumtë!


Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas paraqitjes së parë të nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj, para Gjykatës Speciale. Klinaku përmes një fotografite të postuar në rrjetin social Facebook, përgëzoi Haradinajn për paraqitjen e tij.

“Të lumtë Nasim Haradinaj”, shkroi Klinaku. Sot ka përfunduar në Hagë seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale. Madje avokati i Haradinajt tha se kjo gjykatë nuk ka juridiksion për akuzat ndaj klientit të tij, pasi sipas tij, ky tribunal është vetëm për krimet e luftës dhe për akuzat që po akuzohet Haradinaj.

Baby Boo