Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, spitali i Tetovës të lirohet nga udhëheqësia partiake


Jemi sot këtu para vendit të tr*agjedisë. Sot është dita e 8 nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacient dhe familjarë por asnjë përgjegjësi konkrete nuk ka. I vetmi debat që është zhvilluar dhe zhvillohet është pranimi ose mospranimi i dorëheqjeve. Ky është një taktizim tendencioz për relativizim, me të cilin ten*tohet t’i iket përgjegjësisë.

Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut dhe dëshmi për kr*imin që është rrënjosur në strukturat e shtetit. Ky spital me vite është në gjendje mizore, me kushte çnjerëzore, me higjienë e siguri jashtë të gjitha standardeve. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partitë dhe politika.

Fakti që në mesin e vik*timave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjeter kr*iminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit.
Me këtë duhet të merr fund që spitali i Tetovës të drejtohet nga kuadro partiake, pasi një shëndetësi e partizuar do vazhdoj të prodhoj tra*gjedi të tjera si kjo.
Për fat të keq drejtësia në këtë shtet disa herë ka dështuar nga presioni, ko*rrupsioni dhe shantazhet.

Kërkesa jonë për përgjegjësi për 14 vi*ktimat në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet si politizim i tra*gjedisë. He*timet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë. Mjaft më se u trash zullumi. Në të kundërtën, reagimi i tetovarëve do jetë shumë i a*shpër!
Ta bëjmë Tetovën qytet me Spital të sigurtë dhe funksional për të gjithë!

Baby Boo