Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin imunitar! Ja kur do të mblidhemi dhe festojmë pa frikë nga kovidi!


Nga Business Insider
Dr. Anthony Fauci u përgjigj në telefon në kohën e drekës, ndërsa po hante një copë picë të ftohtë. Kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive nuk ka kohë as për të ngrënë këto ditë. Ai ka qenë shumë i zënë me videokonferencat. Ky mund të jetë shansi i tij i vetëm për t’u çlodhur për pak.

Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin
Pasi këshilloi pesë presidentët e mëparshëm të SHBA-ve, për gjithçka, nga epidemia e HIV-it, tek Ebola, mjeku ishte i sigurt se një urgjencë e shëndetit publik do të dilte gjatë kohës së presidentit Donald Trump. Dhe kur kjo të ndodhte, ai do të thirrej në Shtëpinë e Bardhë.

“Kini kujdes nga ato që dëshironi!”- tha ai.
Megjithëse dyshon se nuk mund ta zhdukim kurrë koronavirusin e ri, Fauci është i bindur se deri në fund të vitit 2020, ne do të kemi një vaksinë efektive. Por ajo nuk do të jetë në dispozicion gjerësisht. Mund të dojë shumë kohë të shpërndahet. Nga fundi i 2021-shit dhe fillimi i 2022-shit, atëherë mund të mblidhemi sërish bashkë, siç bënim në ditët e para të 2020-ës, shprehet ai, shkruan dritare.net

Ja çfarë thotë Dr.Fauci për atë që duhet të bëjmë derisa (dhe më pas) të kemi një vaksinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin
Intervista!

Shumë ekspertë thonë se virusi do të marrë fund deri në verën e 2022-shit. Njerëzit po planifikojnë dasma, udhëtime dhe festa ditëlindjesh për atëherë. A do të jemi të sigurt nëse shkojmë në party, në ato mënyra, deri në verën e vitit 2022? Mendoj se po. Por sërish këto janë vetëm hamendësime. Unë besoj se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në fund të këtij viti kalendarik. Them nëntor-dhjetor, të tjerët thonë tetor. Unë mendoj se nuk ka gjasa në tetor, por mbase, kurrë s’i dihet. Shpresoj që të ketë mjaftueshëm vaksina. Na duhen miliarda doza që t’i shpërndajmë në të gjithë botën.

Unë besoj se deri në fund të vitit 2021, nëse të gjithë vaksinohen dhe ne vazhdojmë të zbatojmë masat e shëndetit publik për të cilat kam folur pandërprerë gjatë muajve të fundit, edhe pse ato nuk janë respektuar botërisht, nëse ne i bëjmë këto, plus vaksinën, do të arrijmë në pikën ku niveli i virusit do të jetë kaq i ulët, sa mund të jetë afër zhdukjes. Nuk mendoj se do ta zhdukim fare. Ne mund të mos e eliminojmë plotësisht, por nëse e çojmë në një nivel të ulët, popullsia do të jetë e mbrojtur, ose nga vaksina, ose ngaqë ka qenë infektuar më parë, atëherë do të zhvillohet imuniteti i tufës dhe nuk do të ketë shpërthime.

A ka ndonjë gjë që dëshironi të sqaroni në lidhje me rolin që dieta dhe stili i jetës mund të luajnë në imunitetin dhe ashpërsinë e sëmundjes?Ndonjëherë njerëzit, kur nuk dalin shumë në diell, kanë mungesë të vitaminës D. Pra, niveli im i vitaminës D ishte përgjithësisht i ulët. Fillova të marr suplemente të vitaminës D dhe tani niveli është normal. Dhe ka prova të mira që nëse keni një nivel të ulët të vitaminës D, keni më shumë gjasë të infektoheni kur ka infeksione përreth. Por kur flisni për multivitaminat, barin mjekësor dhe gjërat që njerëzit bëjnë për rritjen e imunitetit, këto me të vërtetë nuk e rritin imunitetin, por mund të kenë një efekt të kundërt.

Nëse vërtet doni që sistemi imunitar të funksionojë mirë bëni këto gjëra normale. Flini mjaftueshëm gjumë, mbani një dietë të mirë, përpiquni të shmangni ose lehtësoni stresin e rëndë, të cilin ne e dimë se ndonjëherë mund të ndikojë sistemin imunitar. Këto janë gjërat më të shëndetshme që mund të bëni për sistemin imunitar, në vend që të merrni suplemente të ndryshme, shkruan dritare.net Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin
Ne deri tani kemi jetuar disa muaj vere jashtë, si të kujdesemi për mendjen në dimër? Çfarë të bëjmë që të mos çmendemi?

Unë jam duke u menduar. Nuk kam ndonjë përgjigje të saktë. Gruaja ime dhe unë bëmë një bisedë serioze natën e kaluar, pasi ishim ulur në kuvertë dhe po flisnim për atë çfarë do të ndodhë në dimër. Që të jem i sinqertë, nuk jam fare i sigurt. Por sigurisht, ne do të duhet të bëjmë më shumë gjëra në shtëpi sesa kemi bërë më parë. Sepse ne tani nuk po bëjmë pothuajse asgjë me njerëzit brenda në shtëpi. Unë në fakt nuk mbaj mend se çfarë mund të kem bërë në shtëpi me njerëz të tjerë, përveç gruas sime dhe një prej fëmijëve të mi. Kur një nga fëmijët më erdhi për vizitë, ai u karantinua për 14 ditë para se të takohej me ne. Pra ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin
Kjo është një nga pyetjet e mia: Çfarë do të bëni për pushime? Dita e Falënderimeve, apo Krishtlindjet, a do të takoheni me njerëzit që jetojnë jashtë shtetit, si për shembull me vajzat?

Kjo është pyetje e mirë. Mendoj se duhet të bëjmë organizime me familjet kur testet e kontrollit të jenë më të disponueshme, ju mund të testoheni atëherë. Njerëzit të bëjnë një test që ta jep përgjigjen për 15 minuta. Kështu do ta dini nëse jeni mirë, apo jo. Nuk ka garanci 100%, për shkak se disa nga ato teste nuk janë aq të ndjeshme sa testet PCR, por megjithatë, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për ta marrë vesh shpejt nëse je sëmurë. Kjo është e padrejtë, sepse vetëm njerëzit që kanë qasje në këtë test do të mund ta bëjnë. Pra, nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë njerëzit.

Pra dhe sa kohë mendoni se do të duhet që vaksina të dalë dhe që ne të qëndrojmë krah për krah sërish me njerëzit e huaj. Sa kohë do të duhet që ne të shkojmë sërish në bare si në të shkuarën? Mendoj se kjo duhet bërë pasi gjithë popullata të jetë vaksinuar. Dhe siç e thashë, kjo do të mund të realizohet deri në fund të viti 2021.
I njëjti afat edhe për restorantet e mbushura me njerëz, apo koncertet brenda? Po, po Dr.Fauci: Çfarë të bëni për të rritur sistemin. Atëherë pyetja ime e fundit për ju është: A ekziston një keqkuptim i madh që dëshironi ta sqaroni rreth vaksinës së koronavirusit, ose si do të funksionojë, apo çfarë do të duhet të bëjmë kur të jetë gati?

Epo nuk e di nëse ekziston një mendim i gabuar por ekziston një shqetësim i vërtetë se ndoshta ne po lëvizim shumë shpejt. Dhe mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë që shpejtësia nuk lidhet me ndonjë kompromis të sigurisë dhe as me kompromis të integritetit shkencor. Fakti që kemi qenë në gjendje të lëvizim kaq shpejt është një pasqyrim i përparimeve të jashtëzakonshme teknologjike që janë bërë në zhvillimin e vaksinave. Gjërat që do të kishin dashur një vit për të zbuluar një virus ose për ta çuar atë deri në pikën ku mund të filloni të krijoni një vaksinë, gjërat që më parë duhej një vit për t’u matur, tani marrin vetëm një javë, ose një muaj.

Pra, kjo nuk duhet të interpretohet si një shpejtësi e pamatur që rrezikon sigurinë, efikasitetin ose integritetin shkencor. Ekziston ai perceptim i gabuar. Siç e shihni ka shumë skepticizëm në shoqëri në lidhje me transparencën e vaksinës. A do të jetë e sigurt? A do të jetë efektive? Ka shumë pika kontrolli në këtë proces që e bëjnë atë të sigurt. Në fakt po mendoja se edhe këtë javë, për shembull, drejtori i CDC-së, Robert Redfield po thoshte se, nëse imunogjeniteti i një vaksine është si 70%, atëherë mund të vini sërish edhe një maskë.

Sigurisht që po. Unë thashë që kombinimi i një vaksine efektive dhe respektimi i disa rregullave të shëndetit publik do të na çojë në pikën ku ne duam të jemi, deri në fund të vitit 2021. Ju nuk duhet të ndaloni së respektuari rregullat. Dhe intensiteti i masave të shëndetit publik do të varet nga niveli i infeksionit në komunitet. Nëse nuk ka pothuajse asnjë infeksion në komunitet, pasi ka dalë vaksina, ju mund të mblidheni sërish me njerëzit, me ose pa maskë. E gjitha varet nga niveli i infeksionit në komunitet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Baby Boo