“Vetëm një njeri mund ta ndalë luftën në Ukrainë, por, a do ta bëjë?”


Luftën brutale, agresionin dhe bombardimet i filloi vetëm një njeri që mund edhe t’i japë fund: Vladimir Putin.
Kështu konsideron Stephen Collinson i agjencisë së lajmeve CNN, shkruan lajmi.net.

Përshkallëzimi i sulmit të egër nga presidenti rus gjatë fundjavës – duke vendosur konfliktin pranë territorit të NATO-s në Poloni dhe duke hedhur raketa dhe artileri në zonat civile që rrezikon një krizë humanitare të përkeqësuar, tregojnë se ai nuk është gati për armëpushim.

Në fakt, lufta po bëhet edhe më e rrezikshme dhe po del jashtë kontrollit, pasi Moska i tha SHBA-ve se do të targetonte me sulme dërgesat perëndimore të armëve për forcat e armatosura ukrainase që kanë ndihmuar në ngadalësimin e përparimit rus drejt pushtimit të plotë të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën se ishte vetëm çështje kohe përpara se raketat ruse të binin në territorin e NATO-s, derisa ai tha se duhet të mbyllet qielli mbi vendin e tij.

Ka të gjitha shenjat se lideri rus, pavarësisht nga kryesimi i një pushtimi që e ka kthyer Rusinë në një shtet të pafuqishëm ekonomik dhe diplomatik, po planifikon të ushtrojë presion dhe të shkatërrojë Ukrainës për të çuar edhe më tej ambicien personale dhe për të parandaluar që ky shtet t’i bashkohet perëndimit. /Lajmi.net/

Baby Boo