BDI: U arrit konsenzusi dhe u evitua kriza politike


Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson konsenzusin e arritur sot pas konsultimeve intenzive midis partive politike që evitoi krizën politike pas asaj shëndetësore dhe ekonomike.

Konsenzusi, shëndeti politik dhe evitimi i krizës së thellë politike ishte qëndrimi jonë konzistent sepse mbajtja e zgjedhjeve pa konsensuz do ta rendonte situaten deri ne paparashikueshmëri të plotë.

Konsenzusi është parimi jonë bazë i funksionimit në shoqërinë tone multietnike sepse eviton mbivotimin dhe margjinalizimin, ndërsa në këtë rast ndihmoi edhe në parandalimin e krizës politike.

Ftojmë institucionet e vendit të përgadisin të gjitha protokolet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve ndërsa partitë politike ti respektojnë ato në përpikshmëri.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohjet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për angazhimin e tyre konstruktiv gjatë arritjes së konsenzusit.

Baby Boo