Arrihet marrëveshja BDI-LSDM në Gostivar


Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Lidhja Social Domokrate e Maqedonisë – LSDM në Gostivar, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në rrethin e dytë në Gostivar, mëson Gostivari Sot

Me këtë marrëveshje, LSDM do të mbështet Nevzat Bejtën për Kryetar komune.
LSDM në zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal fitoi 2.958 vota.

Nevzat Bejta në rrethin e parë arriti të merr 13.190 vota.
Mësohet që marrëveshja BDI-LSDM do të zyrtarizohet nesër nga eksponentë të lartë partiak të dy partive politike.
Të njejtat burime shprehin kënaqësi pasi marrëveshja është për të përkrah programin e BDI në të mirë të qytetarëve të Gostivarit.

Baby Boo