Veseli: Nuk do lejojmë sjelljen destruktive të serbëve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimet e fundit të shtetit të Kosovës kanë për synim të ndalin destruktivitetin e liderëve institucional të Serbisë kundër Kosovës.

Veseli në një konferencë për gazetarë theksoi se vendimet e shtetit të Kosovës janë legjitime, legale dhe transparente.

Vendimet e institucioneve të Kosovës, sipas tij, nuk duhet assesi të interpretohen si vendime të drejtuara ndaj një komuniteti të caktuar.

“Republika e Serbisë, lidershipi i saj, duhet ta kuptojë se politika e urrejtjes, bllokimit dhe provokimit ndaj Kosovës është duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Është kundër frymës së dialogut të proklamuar. Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla”, tha Veseli.

Baby Boo