Të burgosurit në burgun e Prilepit prej nesër në grevë

Të burgosurit në burgun e Prilepit prej nesër do të hyjnë në grevë urie, me kërkesën e tyre për tu përfshirë në ligjin e ri për amnisti dhe falje që do të sillet nga Parlamenti.
Një i burgosur nga ky i ka dërguar një letër duke konfirmuar se nga nesër ditë e hënë do të hyjnë në grevë urie. “Do të hyjmë në grevë. Kërkojmë që edhe ne të përfshihemi me amnistinë dhe faljen e re.

Baby Boo

Apelojmë që të merren parasysh këto kërkesa tona”, theksoi për INA, i burgosuri që është nga Shkupi. Greva në burgun e Prilepit pason pas asaj në burgun e Shutkës, ku kanë hyrë në grevë të burgosurit e Grupit të Kumanovës për shkak të pakënaqësive për kushtet dhe mostransferimin në burgun e Idrizovës.