Vendimi për Shqipërinë, pushteti e mirëpret, opozita e quan refuzim


Vendimi i Këshillit Europian se negociatat për Shqipërinë do të hapen brenda vitit 2019-të, është pritur me mjaft entuziazëm nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Ministri i jashtëm Ditimir Bushati, thotë se vendimi i Këshillit europain tregon se Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt integrimit.

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së gjithashtu. Falenderim të gjithë vendeve anëtare të BE dhe Komisionit Europian për mbështetjen” – tha Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Kreu i shtetit, presidenti Ilir Meta në një deklaratë me shkrim thotë se konkluzionet e Këshillit duhen mirëpritur me realizëm e përgjegjshmëri, ndërsa paralajmëron se rrugë e gjatë e pret Shqipërinë në rrugën drejt BE.

“Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim”, shkruan Meta.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha ka qenë shumë kritik, duke thënë se vendimi është një refuzim personal për Edi Ramën.

“Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019. Është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën.” – u shpreh Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, institucionet diplomatike në Tiranë SHBA e BE kanë përgëzuar shqipërinë për progresimn e arritur dhe e inkurajojnë që të vijojnë reformat, sidomos atë në drejtësi.

Baby Boo