Rita Ora nis pushimet me prindërit në Malibu


Rita ka vendosur që bashkë me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, të shkojë në Malibu për të kaluar disa ditë të mira pushimi, njofton Klan Kosova.

Familja Sahatçiu nga fotografitë që kanë publikuar duket se po kalon shumë mirë në këtë vend të ngrohtë.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet teksa bën gëzuar me bashkëshortin e saj, ndërsa Rita realizon fotografinë.

Edhe Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe, duke treguar se po ia kalon mirë në shoqërinë e prindërve.

Baby Boo