Presidenti Meta inkurajon diasporën që sa më shumë të vetëregjistrohet
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit, me cka numri I përgjithshëm I personave të vetëregjistruar ka tejkaluar shifrën prej 121 mijë, kanë njoftuar nga ESHS-ja, duke shtuar se procesi do të zhvillohet konform protokolleve për mbrojtjen nga koronavirusi.
Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftojnë se regjistrimi kryesor do të fillojë më 1 Prill, kurse gjatë fundjavës ka përfunduar konkursi I fundit plotësues, ku janë paraqitur mbi 2.600 persona ose rreth 800 më shumë se sa që duhen.
Nga Qeveria kanë thënë se anulimi I regjistrimit nuk është opsion dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat shëndetësore për mbrojtjen e regjistruesve dhe atyre që do të regjistrohen
Dushko Arsovski – Zëdhënës I Qeverisë
“Kemi protokolle të sakta, të bëra për zbatim të sigurtë. Jemi të gatshëm për cdo detaj, për cdo situatë dhe të gjitha procedurat vijojnë pa pengesa. Protokolli është përpunuar nga KSI-ja dhe standardet janë më të larta për të mbrojtur qytetarët dhe regjistruesit”
Ndërkohë, pas Prishtinës, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, në Tiranë është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, me qëllim të senzibilizimit të mërgatës shqiptare që të përfshihet sa më shumë në këtë operacion statistikor.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka inkurajuar mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet duke theksuar se ky proces do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces. Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të” – ka shkruar në Facebook Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.