Vëllai i Liridonës: Fëmijët e saj nuk e dinë që iu ka vdekur nëna, ne nuk i kemi pa hala


Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona, ka thënë se aktualisht fëmijët i kanë në kujdes dy gjyshërit, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarave është e rëndë.

“Me fëmijët kemi pasë kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit). Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdekë dhe me ardhë te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai.

“Liridona u vra në mënyrë mizore. Ajo ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Atë ditë ka qenë në shtëpinë tonë, kishte flejt tek ne, prej që është kthyer në Kosovë rrijke tek ne shumë, i thash mos shko, por më tha po shkoj- po shkoj. Edhe fëmijëve ju thash mos shkoni se po kënaqem. Pasi ka arrit në Prishtinë babës i ka tregu që do të shkonin tek një restaurant. Nga ora 22:20 më ka thirr gruaja edhe mka thënë e kanë vra Liridonën. Ne kemi edhe një djal të axhes dhe mendova se mos ai. Unë isha në punë kam shkuar shpejt tek shtëpia. Nuk dija çfarë të bëja.Nuk dojsha me besu qe Liridona ka vdek. Kam shku drejt me familjarët në spital për me ju dhënë qetësus. Morën qetësus dhe morëm rrugën për Prishtinë dhe nuk ju kam treguar që kanë vdek”, tha ai para gazetarëve.

Baby Boo