Arrestohet 44 vjeçari nga Shkupi, ja për çka akuzohet


Një 44 vjeçar nga Shkupi është arrestuar mbrëmë në zonën e Gazi Babës, pasi gjatë bastisjes në banesën e tij iu gjet një sasi marihuane. Sipas MPB-së bastisja është kryer me urdhër gjykate, ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të bëhet kallëzimi përkatës, raporton Klan Maqedoni.

“Me datë 26.11.2022 në ora 22:45, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.N(44) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Gazi Babës, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe sekuestrua marihuanë, një peshore dixhitale me mbetje marihuane dhe fara kanabisi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Baby Boo