Dy vëllezërit tetovar që vazhdojnë traditën e suksesit edhe me inovacionet e fundit!


Dy vëllezërit e suksesshëm nga Shipkovica e që jetojnë dhe veprojnë në Tetovë, storjen e tyre të suksesit e filluan që nga viti 1999 ku bashkë me babain e tyre Jonuz Vejseli, Shuip dhe Harun Vejseli krijuan kompaninë “Tetova Dooel”, kompani kjo që ngërthen në vete dhjetra biznese të cilat ndër vite kanë dëshmuar vetëm progres dhe besueshmëri!

Në vitin 2002 kanë filluar rrugëtimin e tyre drejt njërit nga sukseset më të piketuara ku kanë startuar me shpërndarjen e kafes Saccaria në Tetovë dhe rrethinë, dhe kanë vazhduar fuqishëm me mbulimin e gjithë territorit të Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar profesionalizëm dhe korrektësi, njashtu në vitin 2020 kompania “Tetova Dooel” vendosi që të zgjerojë veprimtarinë e tyre ku edhe filluan me punë me kompaninë “Disaronno Ingredient” për shitje të produkteve tipike italiane të akullores.

Angazhimi i tyre i vazhdueshëm, ambicja për punë si dhe suksessi si vulë e përkushtimit bëri që Veselit të shtonin në biznesin e tyre edhe kompaninë “Ital Proget” për vitrina të akullores ku së fundmi punojnë fuqishëm edhe me kompaninë “Ice Team” e cila është e specializuar në prodhiminne makinave për përgatitijen e akulloreve!

Sot në hapësirat e kompanisë “Tetova Dooel” u prezantuan teknikat e bërjes së akullores, produktet, si dhe paisjet e gjitha në kuadër të ditëve promovuese “Gelato Demo” nga ekspert të akulloreve të sjellur direkt nga Italia mjeshtrit Attila Szendrei dhe Jacopo Chelli, promovimi do të vazhdojë edhe dy ditët e ardhshme ku të interesuarit mund t’i bashkangjiten eventit!

Dy vëllezërit tetovarë pritet që të prezantojnë edhe fabrikën inovative ndër të vetmet në vendin tonë, me një investim miliona euro!

Baby Boo