Vdes senatori John McCain


Ka vdekur në moshën 81 vjeçare, senatori republikan John McCain.
John McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij.

McCain, që ishte senator për tri dekada, vuante nga kanceri në tru, ndërsa ishte diagnosifikuar në korrik të vitit 2017.

Senatori ishte operuar gjatë prillit të këtij viti.

McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Sipas njoftimin nga familja e tij, McCain ndërroi jetë në pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt. /Express/

Baby Boo