Gruevski, Janakieski dhe Peshevski nuk do të përgjigjen për veprën “Trajektorja”, vjetërohet lënda


Duke marrë parasysh propozimin e Prokurorisë Publike dhe ndryshimet në Kodin Penal, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup sot e ndërpreu procedurën penale për rastin “Trajektoria”.

Gjykata, duke marrë parasysh propozimin e PP-së dhe ndryshimet e KP-së, ka marrë vendim me të cilin është ndërprerë procedura penale kundër të pandehurve Vladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe aktakuzën kundër Nikolla Gruevskit për vepër penale “shpërblim për ndikim të kundërligjshëm”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjyqtari Ilija Trpkov.

Ky vendim vjen pas propozimit të PP-së, e cila, nga ana tjetër, pason ndryshimet në Kodin Penal dhe shpenzimet e procedurës, sipas vendimit të sotëm, janë në ngarkim të shtetit.

Në seancën e sotme prokurorja Lile Stefanova kërkoi që të tërhiqet aktakuza ndaj të akuzuarit Nikolla Gruevski për shkak të parashkrimit absolut, ndërsa për tre të akuzuarit tjerë të ndërpritet procedura për shkak të ndryshimeve në KP.

Rasti ka të bëjë me procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, e njohur si “Traektorija”. Sipas aktakuzës, të pandehurit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Me këtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Baby Boo