Përgjigje se ku mund të jetë Gruevski nuk japin as nga partia e tij, VMRO DPMNE


Përgjigje se ku mund të jetë Gruevski nuk japin nga partia e tij, VMRO DPMNE.

“Unë personalisht nuk kam kontaktuar me kryetarin e nderit Nikolla Gruevski, nuk kam kurrfarë të dhëna. Qëndrimi i partisë është i qartë, çdo ditë e themi, bëhet fjalë për ndjekje politike, bëhet fjalë për ndjekje e inspiruar me motive politike”. – theksoi Dimçe Arsovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së

Me ndryshimet e Ligjit për Qeveri në vitin 2013, Gruevski siguroi gjashtë truproje nga MPB. Por, policia pa urdhër nga gjykata nuk do ta kërkoj, e as nuk do ta pyet sigurimin, derisa një kërkesë e tillë nuk arrin nga gjykata. Mbetet të shihet si do të veprojë Ministria e brendshme kur Gruevski do të niset për ta vuajtur dënimin me burg, pasi në Ligj thuhet se sigurimi zgjat aq vite sa ka qenë mandati i tij, pa u parashikuar situata- kur personi të cilit i takon sigurimi është në vuajtje të dënimit me burg.

“Ligji parashikon shumë gjëra, një pjesë e gjërave nuk janë parashikuar, siç thatë me sigurimin e tij. Është e palogjikshme që sigurimi i tij të vuaj dënimin me burg bashkë me atë që e ruaj ose do të qëndrojnë para burgut”. – tha  Zvonko Davidoviq – avokat

Në seancën e fundit për rastin Titanik, Specialja dhe Gjykata kanë arritur marrëveshje procesi të vazhdojë më datën 14 të mërkurën, pasi sallat me kapacitet më të madh tashmë janë rezervuar për lëndët Monstra dhe ngjarjet e 27 prillit. Kjo do të thotë se Gjykata nesër do të bëjë edhe një përpjekje për t’ia dorëzuar vendimin lidhur me ankesën. Nëse Gruevski nuk paraqitet në Shutkë, ditën e martë gjykata do të kërkojë që ai të shoqërohet në burg me polici apo do të japin urdhër për arrestimin e tij.

 

Baby Boo