Vasfije Krasniqi: Nuk duam të harrohemi në negociata, merr mbështetje nga Federica Mogherini


Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë që ka treguar publikisht për tmerrin e saj nga forcat serbe është takuar me Frederica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Krasniqi ka marrë mbështetje nga Mogherini se zëri i grave të keqtrajtuara do të dëgjohet dhe se ato do të mbështeten.

“Sot, kisha rastin që të takohem me Frederica Mogherini, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në Facebook.
“Pasi Bashkimi Evropian është përfshirë në diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava me të shqetësimet e të mbijetuarve të keqtrajtimeve, ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen”.

“Ajo më premtoi se do të bëj çmos për t`u siguruar se të mbijetuarit do të mbështeten”.

Baby Boo