Sulmohen dy baza ushtarake amerikane në Siri


Dy baza ushtarake të SHBA-së në Siri janë sulmuar, ka raportuar televizioni libanez, Al Mayadeen.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për sulmet.

Al Maydeen ka raportuar për sulm me raketë në bazën Conoco.

Ka pasur po ashtu sulm me dron në bazën Al-Tanf afër kufijve të Sirisë me Irakun dhe Jordaninë, ka shtuar.

Raportimet vijnë pasi një grup i njohur me ermin Tashkil al-Waritheen, mori përgjegjësinë për sulmet me dronë mbi një bazë në Irak ku gjendeshin trupa amerikane, të mërkurën.

Dronat u neutralizuan pa e arritur cakun.

Baby Boo