Valon Bela ka një porosi edhe për Bujar Osmanin (FOTO)


I dashur Bujar,
Gjahu i pushtetit ndaj opozitës është fund i demokracisë.
Edhe ti e di se opozita është pjesë jetike për demokratizimin e vendit dhe shoqërisë.
Opozita, me të gjitha përparësitë dhe të metat, shpeshherë ka votuar projektet e pushtetit dhe ka treguar korrektësi në mirëkuptimin e sfidave që kalon shteti e pushteti.

Iniciativa yte për padi ndaj opozitës shqiptare nuk të bën dobi as ty e as punës tënde kolosale të këtyre 2 viteve. Qoftë në nënshkrimin e Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, qoftë në përmirësim të imazhit të shtetit në sytë e botës.

Them se kanë qenë arritje tuaja sepse të gjithë e njohin ministrin e jashtëm N. Dimitrov dhe përpjekjet e tij për ta liruar kri minelin e dënuar Tarçullovski nga Tribunali i Hagës (për vr asjen dhe mas akrën ndaj civilëve shqiptar të fshatit Luboten).

Bota e njeh edhe Kryeministrin Zaev, të amnistuar nga kri met e bëra si Kryetar komune.
Prandaj them se janë të arritura tuajat. Dhe këtë e vërtetuan liderët botëror dhe ambasadorët e tyre në vendin tonë.

Mos i baltos veprat tuaja madhore me iniciativa të padisë ndaj opozitës.
Do kalon edhe kjo sfidë.

Të përkujtoj se je ti ai që më kishe thënë se ‘vetëm në vështirësi dallohen të suksesshmit’.

Kaq nga Valoni yt.
(Marë nga profili i Valon Belës në facebook)

Baby Boo