KFF Ljuboteni nga Tetova, kampione e re në futbollin maqedonas për femra në ligën e parë


Qyteti Tetovës kurrë nuk ngel pa Trofe ne sport këtë e deshmuan vajzat nga Tetova me sakt Klubi futbolistik i femrave Ljuboten nga Tetova. KFF është më kampione e re në futbollin maqedonas për femra në ligën e parë ne kuadër të Futbollit vendas në Maqedoni. Ekipi i Lubotenit nga Tetova bëri histori dhe fitoi trofeun e parë në skenën vendase.

KFF Luboteni arriti qëllimit me perforcimet e saja e cila në afatin kalimtar dimëror sjelli shumë futbollist nga Brazili, Serbija ku dhe autorë i tri golave ishte Priscila Edite duke e mposhtur ekipin e KFF Istatov në Dojran, arriti tri pikë (fitore 1-3) dhe kështu mbrojti vendin e parë në xhiron e fundit me më shumë pikë të tubuara dhe ëa pas ekipin Tiverija nga Strumica dhe ekipin e Kamenica Sasa (fitues aktual i Kupës)…

Ekipi i Tiverijës ashtu edhe Sasa fituan në xhiron e fundit ndaj Atletico (0-7) dhe Recica (0-5), por më kot gjithçka ishte përfunduar kur Ekipit Lubotenit ariti fitore në Dojran. Fituan edhe Borec ndaj Shkupit (4-3), Despina ndaj Shkendijës (11-4), si dhe AS United në Top Goal (3-1).

KFF Ljuboten përfundoi në krye me 55 pikë, para KFF Tiverija me 54 dhe KFF Kamenica Sasa me 53 pikë. Skuadra e KFF Luboten për shkak të fitimit të vendit të parë është në pritje të pjesëmarrjes së parë historike në kualifikimet për Champions League.

Baby Boo