5 ditë pritje për teste PCR, qytetarët testohen privat! Çollakova: “Pacientët kanë simptoma gripi, s’duhet kushtuar rëndësi testimit” (VIDEO)


Personat që kanë simptoma të virusit korona duhet të presin deri në 5 ditë që mjekët amë tu caktojnë termin për testim. Kjo ngaqë në sistemin “Termini im” nuk ka termine për këtë shërbim, e deri sa të arrijnë deri te testimi, qytetarëve mund tu kalojë më infeksioni. Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova Dervishova, se ndonjëherë i bie të infektuarve të testohen në ditët e fundit të virusit, e nëse rezultojnë pozitiv duhet të izolohen të shëruar për shtatë ditë.

“Si pikë e parë ne nuk kemi opsion në softwerin tonë që të shtojmë nëse dikush është pozitiv ose negativ. Fakt është se qytetarët financiarisht u harxhuan duke blerë teste dhe testohen vazhdimisht, sepse diku ka frikë e diku i detyrojnë nga kompanitë, detyrimisht të testohen dhe të vijnë në punë. Kështu që janë përzier punët sepse kam pacientë që blejnë teste e te njëri janë pozitiv, ndërsa te tjetri negativ”, tha Lilija Çollakova Dervishova, kryetare e mjekëve amë.

Mjekja Çollakova vlerëson se nuk duhet t’i kushtohet rëndësi më testimit dhe numrit të rasteve pozitive me Covid-19, sepse siç thotë shumica janë me simptoma të gripit.
“Vlerësoj se sipas situatës që e ndjekim 99.9 % pacientët janë me simptoma të gripit, prandaj nuk duhet ta bllokojmë gjithë shoqërinë, mjeku është ai që duhet të tregojë dhe të mos jenë nën presion të punësuarit që vazhdimisht të blejnë teste, sepse më besoni nga pesë ditë po pritet. Nëse dikush ka simptoma ne në atë periudhë e shërojmë dhe në fund kur është shëruar, kur e dërgojmë për testim edhe për shtatë ditë qëndron në shtëpi. Kjo është situate aktualisht, ne nuk lejojmë që të keni spitale të stërmbushura”, pohoi Lilija Çollakova Dervishova, kryetare e mjekëve amë.

Kështu nuk mendojnë edhe përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Doktor Zllate Mehmedoviq thotë se duhet të shtohet kapaciteti i testimeve PCR dhe se Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojnë për qytetarët më shumë teste për detektimin e Covid-19.
“Zgjidhja është në rritjen e kapaciteteve të testimit në institucionet publike shëndetësore, të cilat punojnë me teste PCR, që të detektohet virusi“, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI.

Për shkak të mungesës së testeve në sektorin publik, qytetarët testohen privat ku paguajnë të paktën nga 1.500 denarë, ose me teste të shpejta nga barnatoret për të cilat mjekët thonë se nuk janë të saktë. Por ministri i Shëndetësisë Bekim Sali nuk ka paralajmëruar se të sigurojë më shumë teste, por vetëm se do të realizojë takime me pronarët e laboratorëve privat që t’i bind për të zvogëluar çmimin e testeve.

Baby Boo