“Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as musliman”, Latifi: Krasniqi sot ua tregoi vendin të gjithë horrave


Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar rreth akuzave absurde që Gjykata Speciale ka bërë në drejtimi të akuzuarve, ku veçonte vik*timat si katolik duke lënë përshtypje se në Kosovë ka pasur vr*asje në baza fetare.

Latifi ka thënë se për 22 vite Milloshevici dhe argatët e tij nuk ka në mundur të njollosin misionin e UÇK’së, duke i mveshur ngjyrime fetare.
Ai tha se Jakup Krasniqi sot ua tregoi vendin të gjithë këtyre horrave.

Postimi i plotë:
Për 22 vite rrjesht Millosheviqi dhe argatët e tij në Serbi e Kosovë janë mundu ta njollosin misionin e UÇK-së, duke i mveshur atij ngjyrime fetare.

Madje edhe shqipfolës të shumtë me zell kanë punu e vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.Sot, Jakup Krasniqi, ua tregoj vendin këtyre horrave.
UÇK e nisi dhe e mbaroi misionin e saj si një lëvizje puro shqiptare, si lëvizja e fundit historike që ndoqi vetëm një shteg, shtegun e hapur nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, në flamurin e të cilës shkruheshin fjalët e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit asht shqiptaria.

Baby Boo