Nazim Taipi: “Të jesh 20 vite në pushtet në Tearcë dhe të mos e rregullosh çështjen e kanalizimit për mua është tragjike”


Nazim Taipi në Klan Maqedoni u shpreh se cështja e kanalizimit është një nga problemet kryesore që i tangon banorët e Tearcës. Sipas tij, është e pakapshme që 20 vite të udhëheqësh me komunën, dhe të mos jesh në gjendje të rregullosh kanalizimin.

“Për fat të keq gjatë këtyre viteve dhe të udhëheqësi me komunën dhe të mos fillosh me kanalizimin mua më duket tragjike. Është e pakapshme se si ka udhëheq. Është një proces i ndërlikuar, nuk mund të fillohet me vetiniciativë, duhet patjetër të merr iniciativë vet komuna. Ajo është në çështje komplekse se duhet një plan urbanistik. Këtë nuk e kanë kryer, kanë filluar tani në fushatë në Tearcë, ndërsa sipas personave që kanë njohur, ne mendojmë se ky projekt do të dështojë”, tha Taipi në Klan.

Ai tha se po të vijnë ata në pushtet së pari do të rishqyrtojnë projektin në fjalë, projekti do të kërkohet të revidohet.
“Nëse është sipas standardeve evropiane por duke përfshirë të gjitha vendbanimet. Por jo pjesërisht”, shtoi më tej ai.

Baby Boo