Tunelet në Demir Kapi që disa ditë janë pa furnizim me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike i tuneleve në rrugën Demir Kapi-Smokvica nga ana e Demir Kapis, siç njoftojnë nga EVN, nga dje do të ç’kyçet për disa ditë do të përjashtohet për disa ditë nga dje. Për këtë arsye, furnizim me energji elektrike do të ketë vetëm nga ana e Udovos.

Sigma Doors

“Nëse ka ndërprerje të energjisë nga të dyja anët, trafiku në autostradën Demir Kapi-Smokvica do të kryhet nën kushte të veçanta në tunele”, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Vladimir Petrov, këshilltar nga NP rrugët shtetërore thotë se të dy tunelet funksionojnë normalisht dhe nuk kan probleme me energjinë elektrike.

“Për shkakt të sigurimit të punimit të sigurt të tuneleve në Demir Kapo-Smokvica, ata janë të furnizuar me energji elektrike nga të dyja anët, edhe atë edhe nga ana e Demir Kapisë edhe nga ana e Udovos. Për momentin furnizimi me energji elektrike nga ana e Demir Kapisë është e ndërprerë për shkak të punimeve që po kryen kompania EVN Maqedoni”, tha Petrov.