Filipçe: Situata është kritike, shumë reparte shndërrohen në qendra COVID

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se sfida për kapacitetet spitalore dhe kuadrin mjekësor ka gjunjëzuar sistemin shëndetësor. Por, plani i tyre është që i gjithë objekti i klinikës interne të shndërrohet në Qendër Kovid. Nga fundjava në katin përdhese do të aktivizohen hapësirat e klinikave të dermatologjisë dhe neurologjisë. Në përgatitje janë edhe kati i sipërm tek Klinikat e gastros, reamutologji dhe nefrologji, ku Filipçe tha se të gjitha këto do të shtojnë kapacitetin me 150 shtretër. Në hapin e ardhshëm priten Klinikat për ORL dhe sëmundje të syve të jetë e gatshme edhe për 100 pacientë të tjerë të prekur nga CoVid-19.

Që nga ky moment dhe në vijim kur të fillojnë të mbushen edhe të gjitha këto kapacitete nuk do të ngarkohet puna e këtyre klinikave. Përkatësisht, sistemi ‘Termini im’ edhe në këtë periudhë vazhdon të funksionojë, gjithsesi edhe hospitalizimi i pacientëve në pjesët e tjera të godinës së klinikave interne’ deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Aktualisht vende të lira ka vetëm në Institutin e TBC dhe Spitalin “8 Shtatori”. Mjekët dhe motrat medicinale gjithashtu janë mobilizuar për të punuar në këto qendra me turne të rotacionit në 24/7.

Konkretisht dje kishim rreth 3 mijë teste dhe tani nisim edhe me testet e shpejta, ata do të bëhen në pikat e shtëpive të shëndetit në Shkup, pastaj në spitale ku pranohen pacientët në gjithë vendin. Sipas programit që sot e vendosi KSI dhe algoritmin se kur do të bëhet testi i shpejtë në 6 pika shtesë do të nisin me punë që nga e hëna këtu në Shkup me 500 termine në ditë vetëm për kryeqytetin- Sinkron – Venko Filipçe. Drejtoresh e Klinikës Infektive tha se edhe rritja e vdekshmërisë te të rinjtë është shqetësuese.

Sa i përket vdekshmërisë me rritjen e numrit dhe mbushjen e kapaciteteve spitalore që nga fillimi druanim nga kjo dhe insistuam në zbatimin e të gjitha masave parandaluese nga çdo individ. Për fat të keq po humbasim të rinj dhe relativisht të moshës së mesme, shumica prej të cilëve me sëmundje kronike. Një nga rreziqet serioze që askush nga ne nuk e merr për serioze si komorbiditet është edhe obeziteti ose mbipesha- tha Milenka Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Shifrat tregojnë se nga fundi i shtatorit kur nisi vala e vjeshtës të infektuar kishte mbi 17 mijë, prej tyre raste aktive mbi 2 mijë, ndërsa sot të prekurit janë dyfishuar. Numri i rasteve aktive për 1 muaj është rritur për 10 mijë më shumë. 7% e të infektuarve po trajtohen në spitale. Përkundër këtij piku kreu i Shëndetësisë tha se nuk ka nevojë të shtimit të masave restriktive, por fuqishëm bën thirrje që të respektohen me përpikëri masat aktuale dhe rekomandimet./Adnan Qaili