‘Trus në kolicë edhe kalbu’: Militanti i VV’së, Feim Sylka fyen rëndë invalidin e veteranin e UCK’së


Që 21 vjet është në karrocë, por invalidi i UÇK’së, Shpëtim Agulloshi, dje tha se edhe po të vdesë, nuk i pranon testet për koronavirus që erdhën si ndihmë nga Serbia. E një përkrahës i VV’së dhe Qeverisë Kurti, siç duket nuk po e pëlqen këtë.

Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK’së, Shpëtim Agusholli i cili që 21 vjet është në karrocë, ka reaguar ashpër pasi Qeveria në dje i pranoi si donacion 1000 teste per koronavirus nga Serbia.

Serbia na vrau masakroi e gjithat te zezat, mos pranoni asgjë nga ata qe ushtruan gjenocid mbi popullin tonë, qoftë edhe ndihma (dhurata ). Para 21 vite në luftë me Serbi mora plagë të cilat i ndjej edhe sot, edhe po të vdes nuk dua as test as kurgja në jetë nga Serbia”, ka shkruar Agusholli.

Në lajmin e publikuar në një prej mediumeve në vend, ka komentuar një militant i VV’së të cilin siç duket e ka penguar kjo, e madje ai edhe e ka fyer veteranin, shkruan Gazeta Metro.

“Trus në kolicë edhe kalbu”, ka qenë komenti skandaloz i Feim Sylkes.

Ky i fundit, në profilin e tij në Facebook vërehet që është përkrahës i Qeverisë në largim, teksa komenti ka ardhur pas kritikave që po u bëhen këtyre të fundit.

Kujtojmë se më 17 prill Kosova ka pranuar donacion si ndihmë nga Serbia rreth një mijë teste për koronavirus.

Kryeministri në largim, Albin Kurti, e ka quajtur këtë gjest të mirë të Serbisë dhe ka thënë se me këto teste nuk do të testohen vetëm serbët.

Baby Boo