Përse duhet të ndaloni së bërtituri fëmijëve


Nuk të bën të dukesh autoritativ. Të bën të dukesh jashtë kontrollit. Të bën të dukesh e dobët.
Përdorimi i rrah|jes për t’i disiplinuar fëmijët po shënon rënie. Por të bërtiturit? Thuajse të gjithë akoma u bërtasin fëmijëve të tyre ndonjëherë, madje edhe prindërit që e dijnë se kjo nuk funksionon. Të bërtiturit mund të jetë marrëzia më e përhapur e prindërimit në ditët tona.

Shtëpitë me raste të rregullta të bërtimave kanë fëmijë me vetëbesim më të ulët dhe nivele më të larta të depresionit. Një studim i vitit 2014 në The Journal of Child Development ka demonstruar se të bërtituri sjell rezultate të ngjashme me ndëshkimin fizik: nivele të rritura të ankthit, stresit dhe depresionit, sëbashku me rritje në çrregullimet e sjelljes.

Sa herë pasi u keni bërtitur fëmijëve i keni thënë vetes që nuk qe një vendim i mirë?
Nuk të bën të dukesh autoritativ. Të bën të dukesh jashtë kontrollit. Të bën të dukesh e dobët. Dhe të jemi të sinqertë, bërtet sepse je e dobët. Të bërtiturit, edhe më shumë se rrahja, është përgjigja e një personi që nuk e di çfarë tjetër të bëjë.

Por shumica e prindërve – duke përshirë veten time – e kanë të vështirë të imagjinojnë ta kalojnë ditën pa bërtitur. Hulumtimi i ri mbi të bërtiturën i prezanton prindërit me probleme të dyfishta: Çfarë të bëj në vend të bërtimës? Dhe si të ndaloj?

Nuk po flasim këtu për rastet kur bërtet që fëmija të mos dalë në rrugë mes veturash. Po flasim për të bërtiturit si formë e korrigjimit. Bërtima si formë e korrigjimit është joefektive dhe vetëm se ia mëson fëmijën shprehinë e të bërtiturit. Ne u bërtasim fëmijëve për të njejtat gjëra çdo ditë, dhe pastaj bërtasim edhe pak më shumë se të bërtiturit fillestar nuk ka funksionuar. Pastroje dhomën. Ec ha bukë. Mos e godit vëllain.

Thjesht dija se bërtima është e keq nuk na ndihmon. Bërtima nuk është strategji, është çlirim. “Nëse qëllimi i prindit është katarza, dua të çlirohem nga kjo ndjenjë dhe të të tregoj sa i zemëruar jam, atëherë, bërtima është perfekte.” – Alan Kazdin, profesor i psikologjisë dhe psikiatrisë së fëmijëve në Yale University. “Nëse qëllimi është të ndryshosh diçka në sjelljen e fëmijës ose të zhvillosh një shprehi të mirë, bërtima nuk është mënyra e duhur.”/supergrate

Baby Boo