Diaspora në Amerikë: Ziadin Sela do të fitojë si Albin Kurti (VIDEO)


Shumë mërgimtarë shqiptarë në Amerikë, që i ka anketuar ekipi i televizionit tonë në Nju Jork, thonë se distanca e largët nuk do t’i pengojë që më 12 prill të vijnë dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Veprimtari shqiptaro-amerikan me prejardhje nga Dibra, Ylber Pilku, madje parashikon se në zgjedhjet e 12 prillit do të vijnë së paku 10 mijë mërgimtarë nga SHBA-të, për të ndihmuar ndryshimet pozitive në vendlindje.

Ndryshime pozitive politike në vendin tonë dëshirojnë jo vetëm mërgimtarët me prejardhje nga Maqedonia, por edhe mërgimtarët me prejardhje nga trojet tjera etnike. Marko Kepi, kandidat shqiptar për deputet në Nju Jork, thotë se bashkimi i shqiptarëve mund të bëhet vetëm me politikanë si Albin Kurti e Zijadin Sela. Kurse ndryshimet pozitive në politikën shqiptare në Maqedoni i përkrahin edhe figura të rëndësishme të politikës amerikane, e në mesin e tyre edhe ish kongresmeni, Majk Grin.

Përkrahje për opozitën e bashkuar shqiptare në Maqedoni vijnë nga shqiptaro amerikanët me prejardhje nga Çamëria deri në Mal të Zi. /Gazeta Lajm

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/2369985423107883/

Baby Boo