Tregjet plot me njerëz, Basha: Kjo nuk është aspak mirë, është shumë e rrezikshme!


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një foto të qytetarëve shqiptarë, që kanë mbushur sot rrugët dhe tregjet, për të bërë furnizime, për shkak të izolimit nga COVID-19.

Basha shkruan se kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin dhe të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Kujtojmë se duke filluar nga sot ora 13:00 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit do të ndalohet çdo lloj lëvizje në Shqipëri.

Mesazhi i Bashës:

Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!

Baby Boo