Filipçe: Festat janë afër, duhej të vendosnim masa

Shtrëngimi i masave anticovid pikërisht në këtë periudhë, një javë para muajit Ramazan, është për shkak se sistemi shëndetësor nuk mund ta përballon situatën e njëjtë me vitin e kaluar, kur kishim mos respektim të masave e cila rezultoi me rritjen e rasteve të reja nga Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se masat janë ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe nuk janë masa politike.

“Nëse nuk respektohen masat, ashtu siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar, ne nuk do të mund ta përballojmë dhe as të menaxhojmë mirë situatën. Kjo është arsyeja përse tani në këtë periudhë, një javë para agjërimit dhe Pashkëve. Duhet të vendosen masa shtesë restriktive që të ulët presioni mbi spitalet, të ulët numri i rasteve të reja”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar afro 2500 qytetarë.
“Unë e kam marrë vaksinën që më 1 prill, atëherë kur të gjithë kishin frikë nga AstraZeneka, unë e pranova me 1 prill dhe mund të them se asgjë nuk kam ndjerë. Bile kur e pranova vaksinën, nuk e ndjeva dhe i pyeta me shaka infermierët, a më dhatë vaksinën ose jo”, tha një qytetar.

Filipçe paralajmëroi takim me përfaqësues të spitaleve private në vend që të gjenden mënyra se si këto spitale do të ndihmojnë në lu*ftën kundër pandemisë në institucione shtetërore. Ai bëri të ditur, se disa spitale private tashmë kanë pranuar që të japin person mjekësor për spitalet shtetërore. Këto specialistë do të angazhohen në Kozle.
Nga ministria e Shëndetësisë qetësojnë se ka kapacitete dhe shtretër të lirë për pacientët eventual të infektuar me Covid-19.