Arrestohet një i arratisur nga burgu


“Më 05.10.2021 rreth orës 17:00 pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria 41 vjeçarin T.P nga Shtipi i cili ka qenë i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore-Shtip për vuajtjen e dënimit me burg sipas nenit 215 të Kodit Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut (prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike) i cili më parë është arratisur nga burgu i Strumicës. Për të përfunduar dënimin ka edhe 2 vjet e 6 muaj”, informojnë nga MPB.