Tr*agjedia në Tetovë: Hapen dyert për ngushëllime


Familja Emshiu humbi dy anëtarë, babanë dhe të birin -Karrikja para derës së Familjes Emshiu nga Sinicani i Tetovës simbolizon se në këtë shtëpi ka ra mo*rtja. Bashkëfshatarë dhe qytetarë tjerë vinin pa ndalë për të shprehur ngsuhëllimi. Në tragjedinë e Tetovës jetën e humbën edhe dy pjesëtarë të Familjes Emshiu. Babai 55 vjecar Hakiu dhe i biri i tij 28 vjecar me nevoja të vecanta – Rasimi… Vëllai i tij Ibini dukej i tr*onditur.

Ibin Emshiu – Familjaf i vik*timave
“Nuk e di c`të them, nuk kam më familje. Kam ngelë i vetëm me bashkëshorten dhe fëmijtë. Babanë, nënën dhe vëllain mi mori mjekësia e Tetovës”. Natën kr* itike kishte qenë në atë spital famëkeq kur ka shp*ërthyer zj*arri.
“Doli zj* arri nga dhoma 3, nuk kaluan 30-40 sekonda u përhap krejt dhe për 2-3 minuta u bë hi ai vend. Populli i Tetovës, qytetarët kanë vrapuar në të gjitha mënyrat por s`kishte shansa që dikush të bëjë dicka”

Është munduar të ndihmojë babanë dhe vëllain invalid por nuk ia kishte dalë, për shkak të zj*arrit dhe tymit të zi, sic thotë.
“Dola jashtë dhe i shikoja se si di*gjen familjarët e mi, vëllai invalid dhe babai që s`kishte mundësi të ngrihej nga shtrati”. Qëkur i ishte shtrirë babai në spital, Ibini nga Italia vjen për t`i qëndruar afër.

“Deri datën 8 Shtator kam qëndruar në spital, kam fjetë aty. Kam ndihmuar, jam njeri i thjeshtë, u bëra infermier për babanë dhe vëllain”.
Nuk ka qenë i kënaqur se si është trajtuar babai i tij dhe vëllai invalid, por ja që ka edhe njerëz me zemër të mirë. “E vetmja një infermiere që e gjeta që ishte shumë humane, ajo punonte vetëm ditën, më ka ndihmuar maksimalisht dhe i uroj të gjitha të mirat në jetë”.

Qytetarë vinin për ngushëllime. Secili bashkëndjente me dhimbjen e Familjes Emshiu.
“Si ndjehet ky vëllai ynë. Njeriu duhet të ketë pak shpirt. Një dijetar islam e ka thënë edhe këtë “O Zot të frikësohem vetëm Ty, por u frikohem edhe personave që nuk kanë shpirt dhe nuk kanë zemër”.
Ibini ndjehej i zhgënjyer nga mjekësia e vendit, për të cilën thotë se ia mori babanë, nënën dhe vëllain invalid. Nuk përmend emra, po thotë që është koha që të ndryshohet sistemi për të mirën e qytetarëve.

“Derisa mu më lejojnë që të infektohem dhe ta ruaj babanë tim, kurse nëpër kafene na ndaloni, mos i bëni këto padrejtësi se këto janë katastrofa morale”.
Njëjtë sikurse në Familjen Emshiu në Sinican të Tetovës edhe në 13 familje të tjera janë hapur dyert për ngushëllime. Qytetarët sikurse cdoherë në kësi rastesh, solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen me familjet e vi*ktimave.

Baby Boo