“Mos më thërrisni në emër”, Liljana fshihej prej kohësh nga bashkëshorti vra*sës


Liljana Buzo prej kohësh fshihej në Tiranë nga bashkëshorti dhu*nues, por nuk ja doli dot të shpëtonte prej tij. 54 vjeçarja që u masa*krua sot në Elbasan kishte kërkuar urdhër mbrojtje pranë Gjykatë së Elbasanit. Koço Buzo kishte ushtruar dhu*në të vazhdueshme ndaj gruas, ndaj Liljana ishte larguar nga Elbasani ndërsa kishte nisur procedurat e divorcit me shpresën se do të ndahej përfundimisht prej tij.
Mediat raportojnë se gruaja fshihej prej shumë kohësh në Yzberisht, dhe punonte si sanitare në një lokal në këtë zonë të kryeqytetit. Nga frika e mos e gjente bashkëshorti me të cilin kishte nisur procedurat e divorcit, Buzo u kishte kërkuar njerëzve që e njihnin që mos ta thërrisnin asnjëherë në emër.

“Mos më thërrisni në emër,”- mësohet se thoshte ajo, në mënyrë që Buzo të mos binte në gjurmët e saj.
54 vjeçares ia mori jetën një breshëri plum*bash auto*matiku, të sht*ëna nga dora e bashkëshortit të saj. Ngjarja ndodhi teksa Liljana Buzo dilte nga gjykata ku kërkoi urdhër mbrojtje për dhu*nën e ushtruar nga bashkëshorti.

Por duket se bashkëshorti i saj Koço Buzo, 58 vjeç e priste pranë gjykatës me një ar*më kalla*shnikov, ku ish efektivi i policisë nuk ka nguruar të qëll*ojë me breshëri, edhe pse gruaja shoqërohej nga djali i tyre 18 vjeçar. Për pasojë Liljana mbeti e pla*gosur rëndë dhe gjeti vde*kjen rrugës për në spital ndërsa u plag*osën avokati i vik*timës dhe një kalimtar i rastit.

Kanë qenë qytetarët në vendngjarje që kanë neutralizuar 58 vjeçarin duke i marrë ar*mën. Më pas ndërhyrja e policisë bëri të mundur arre*stimin e Koço Buzos. Çifti kishte 3 fëmijë, një vajzë 26 vjeçe, dhe dy djem, 20 dhe 18 vjeç.

Baby Boo