Tragjedi: Familja strugane aksidentohet rëndë në Serbi, dy të vdekur


Një familje nga fshati Kalishtë i Strugës që pas pushimeve po kthehej në kurbet dje ka pësuar një aksident të rëndë, me ç’rast dy veta kanë humbur jetën.

Disa portale lokale në Strugë kanë shkruar se familja po udhëtonte në Austri, derisa mediat serbe theksuan se makina e aksidentuar ishte me targa të Zvicrës.

Mirjana Bursac, zëdhënëse e Qendrës emergjente në Novi Sad ka thënë se në aksident kanë vdekur një grua 22 vjec dhe një burrë 60 vjec.
Ndërsa sipas saj, me lëndime të rënda kanë përfunduar një grua 58 vjec dhe një burrë 24 vjec, të cilët janë shtruar për trajtim në Qendrën Klinike të Vojvodinës në Novi Sad.

Ajo theskoi se ekipet e ndihmës së shpejt kanë shkuar në vendin e ngjarjes rreth orës 6.45. Qendra e informimit e Qendrës Klinike në Novi Sad bëri të ditur se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut. Sipas gazetës “Novosti”, bëhet fjalë për famije që po udhëtonte me një makinë me targa të Zvicrës, e cila ka humbur drejtimin dhe ka goditur mburojën në autostradën në afërsi të Suboticës. (INA)

Baby Boo