“Do të ta shkatërroj figurën!”- Sara Gjordeni kërcënon menaxherin e Bardhit: Do kesh gjithë shqiptarinë kundër


Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.

Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërroj figurën.

“Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara.

Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.

Por duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa minuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj.

Postimi i plotë:

Po duroj dhe po hesht vetëm per hater te Bardhit. Nuk te kam asnje borxh! Po mbaj ne kurriz ofendime nga publiku pa te drejte prej heshtjes po dije qe prap per hater te Bardhit!!

Edhe nje story sulm ndaj meje e do te ta shkaterroj figuren dhe planet e tua me vetem 1 postim, e do kesh gjithe shqiptarine kunder! Give up bro nuk arrite te na ndash, its stronger than you. Boll kerkove vemendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi

Baby Boo