Caktohet edhe data e hapjes së aeroporteve në Maqedoninë e Veriut


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur edhe për hapjen e aeroporteve të vendit, pas një periudhe të gjatë të bllokimit për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Sipas vendimit qeveritar, me protokoll të veçantë më 1 korrik, me punë të rregullt fillon edhe trafiku ajror në vend. Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të jenë të hapura për udhëtarët.

Nga e premtja po ashtu do të jenë të hapur plotësisht edhe kufijt në vend, pa asnjë kusht për udhëtarët që hyjnë dhe dalin, pra nuk do të kërkohet test PCR negativ për koronavirus, dhe nuk do të duhet të nënshkruhet një deklaratë për vetizolim të detyrueshëm 14-ditorë.

Qeveria mori vendim që të hiqet ndalesa për transport të organizuar që do të vlejë prej të premtes, me çka do të kthehet në normalitet edhe transporti i udhëtarëve me autobus dhe furgonë në vendet ku, për shkak të numri të lartë të të prekurve, ky lloj i transportit u ndërpre.

Baby Boo