Pse nuk po zyrtarizohet koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Flasin Taravari dhe Murtezani


Pas dështimit të koalicionit trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Besës dhe Alternativës, pritet zyrtarizimi i koalicionit dy palësh mes partisë së Selës dhe partisë së Gashit.

Marrëveshja e arritur mes Aleancës dhe Alternativës javën e kaluar po ngjall polemika të ndryshme ne opinion, se përse ende nuk kanë një marrëveshje apo zyrtarizimin e këtij koalicioni.

Gazeta Express ka kontaktuar me zyrtarë të Aleancës dhe Alternativës, e të cilët nuk japin informata të detajuara se deri ku kanë arrit me përpilimin e listave të deputetëve, shkak ky që ishte mjaftë domethënës për tërheqjen e Lëvizjes Besa nga bashkëpunimi trepalësh.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për GazetaExpress theksoi: ”Grupet e punës së Aleancës dhe Alternativës po punojnë intensivisht për jetësimin dhe zyrtarizimin e marrëveshjes për koalicion”.

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani për Gazetën Express gjithashtu tha se nuk dihet se kur do të ndodhë zyrtarizimi i marrëveshjes dhe se grupet punuese po merren me përpilimin e sajë.

”Se ende nuk dihet se kur do të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes por janë duke punuar për përpilimin e saj” tha Orhan Murtezani.

Mos zyrtarizimi i kësaj marrëveshje që u arrit rreth 1 javë parë, po ngjall dyshime në opinion se Aleanca dhe Alternativa po hasin në probleme të përpilimit të listave për deputetët. Sipas informatave të para jozyrtare, Alternativa tani më ka kërkuar që vendet e rezervuara për Lëvizjen Besa, t’i takojnë partisë së Gashit, por duke e parasysh se sondazhet e nxjerrin Aleancën para partive të tjera “opozitare”, kjo kërkesë nuk është e pranueshme për partinë e Selës.

Baby Boo