LIQENI TRESKA ENDE I DYSHIMTË PËR SHFRYTËZIM, PËRGJEGJËSINË PËR PASOJA E BARTIN VETË QYTETARËT


 

Liqeni Treska ende nuk është lëshuar zyrtarisht në përdorim nga komuna. Ende po priten rezultatet e analizave nga Instituti për Shëndet Publik, për nivelin e pastërtisë së ujit. Kjo është e vetmja shenjë që informon vizitorët se uji nuk është i përshtatsëm. Në këtë tabelë shkruan “Ndalohet larja në liqen”. Mirëpo fëmijët të shumtë kanë ardhur me, ose pa prindërit e tyre dhe po bëjnë not në të. Tani për tani, liqeni nuk është i gati për tu shfrytëzuar, përvec pishinës së fëmijëve. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Ai tha se ende nuk e dijnë nëse uji në liqen është i përshtatshëm për larje. Ndërkaq Bexheti, përsëri lëshoi ankesë në adresë të Ministrisë së Ekonomisë, për kërkesën e parashtruar. Ai tha se kjo çështje po e stagnon komunën në planet që ka për këtë liqen.

 

“Komuna e Sarajit, pas vonesave që na imponoi Ministria e Ekonomisë, realisht duke patur parasysh se ne kemi një ide tjetër, për zhvillim të hovshëm të liqenit, ne kemi vazhduar investimet që ajo hapësirë të shfrytëzohet konform dedikimit. E vetmja pengesë reale që kemi, jo e vetmja mirëpo më reale, është se ne nuk kemi konfirmim nga institucionet përkatëse, që uji në liqenin e madh të shfrytëzohet për not, gjegjësisht për larje”, tha Blerim Bexheti – kryetar i komunës së Sarajit.

Qytetarët nuk hezitojnë të vijnë. Ndonëse këtu nuk ka asnjë shpëtimtar ose ndihmës. Disa thonë se uji është i pastër sa duhet, të tjerë thonë se ka barishta dhe papastërti, mirëpo me kërkesë të fëmijëve, ata shkojnë aty për rekreacion.

 

“Me familje, me nipër, të gjithë jemi këtu. Kemi ardhur shpesh herë. Mirë duket, vetëm duhet të pastrohet pak liqeni, është shumë me kullosa, me barishte dhe kajde, nuk është i pastruar mirë. Ndalohet mirëpo fëmijët nuk pyesin, të na çoshë thonë. I solla me makinë deri këtu. Mundet me qenë e rrezikshme por s’kemi çfarë bëjmë, patjetër t’i sjellim fëmijët”, u shpreh Hasan Saliu – qytetar.

 

“S’besoj asnjëherë, sepse ky ujë është i pastër. Që 30 vite jam këtu, çdo herë lahemi dhe s’ka ndodhur asnjëherë asnjë sëmundje, asgjë”, tha Muharrem Nashiti – qytetar.

Edhe pse nuk është bërë lëshimi ose hapja zyrtare e liqenit Treska, këtu parkingu paguhet.

Parking keni paguar kur erdhët?

Po 50 denarë

Nëse u ndodh diçka qytetarëve gjatë shfrytëzimit të liqenit, kryetari i komunës, tha se kjo nuk është përgjegjësi e tyre. Ai as nuk na dha një datë të mundshme se kur qytetarët përfundimisht, pa hamendje, mund të shkojnë për not në Liqenin Treska. Analizat e ujit po bëhen që nga muaji maj.

Baby Boo