TOYOTAT ME 3.4 MILION EURO, MERREN NË PYETJE 4 TË ARRESTUARIT NË DURRËS: JA ÇFARË DEKLARUAN


Një një ditë para dhënies së masës së sigurisë merren në pyetje të arrestuarit që akuzohen për 3.4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit dy ditë më parë. Të arrestuarit janë Agim Çeka, Alban Mollaymeri, Klevi Lika, Edi Lika, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Ervis dhe Alfred Vladi.

Teksa janë marrë në pyetje nga prokurorja Ornela Rrumbullaku mësohet se të ndaluarit nuk kanë dhënë deklarime shtesë. Ata u qëndrojnë deklarimeve të dhëna ditën e arrestimit, teksa kanë mohuar të kenë patur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetete ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjtë Vladi.

Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blerë disa automjete për kompanine e tij, e cila nga verifikimet rezulton e hapur në maj të këtij viti.

E gjithë sasia e valutës është dërguar në Bankën e Shqiperisë për llogari të prokurorisë në ruajtje për të mos u hedhur në qarkullim.

Ndërkohë dosja do ti kalojë Krimeve të Rënda duke u shtuar të akuzuarve edhe akuzen e grupit te strukturuar kriminal.

Baby Boo