KSI: Edhe nxënësit e shkollave të mesme pa maska në shkolla


Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka vendosur që të rekomandojë heqjen e obligimit për mbajtjen e maskave për nxënësit e shkollave të mesme. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq theksoi se gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet dhe se po ulet numri i të shtruarve në spital nga Covid-19.

“Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi të jep rekomandim për heqje të maskave në shkollat e mesme”, tha Mehmedoviq duke shtuar se gjithashtu rekomandojnë që të lejohet edhe organizimi i ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.

Baby Boo