Therret me mjet të mprehtë një i burgosur në burgun e Idrizovës në Shkup


Gjatë ditës së djeshmë në burgun e Idrizovës në Shkup është therrur një i burgosur. MPB njofton se i njëjti është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit për ndihmë mjekësore.

“Më datë 19.08.2022 në ora 18:00 në SPB Shkup nga burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 17:45 i burgosuri I.I.(35) është therur me një mjet të mprehtë nga i burgosuri tjetër I.K. I lënduari është dërguar në autoambulancën pranë burgut të Idrizovës për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB.

Baby Boo