Meta – Pendarovski: Konstatohet nevoja për fillimin e negociatave për të dy shtetet


Presidenti Stevo Pendarovskit sot ka mirëpritur në takim, homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Metën, i cili po qëndron në vizitë në RMV, informon Zhurnal.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, me çka është shprehur kënaqësi nga zhvillimi i tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbim të vizitave në nivele më të larta.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, siç u konstatua në takim, përmes përkushtimit të marrdhënieve të mira ndërfqinjësore, japin kontribut të fuqishëm për prosperitet, stabilitet dhe siguri në rajon, si dhe për perspektivën e tyre evropiane. Dy shtetet, si aleatë të NATO-s, japin kontribut edhe në mbrojtje dhe në vlerat e bashkimit euroatlantik.

Në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dy presidentët e konstatuan nevojën për zhbllokimin e procesit dhe fillimin e sa më të shpejtë të negociatave për dy shtetet për anëtarësim në Bashkimin Evorpian që sipas tyre, do të ketë kontribut pozitiv për përparimin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti Pendarovski dërgoi urata për përzgjedhjen e Shqipërisë për anëtare të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara në periudhën 2022-2023.

Ndërkohë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh se nuk dëshirojnë ndarje nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së ndërsa bashkërisht punojnë fuqishëm për të filluar bisedimet sa më shpejtë.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejtë BE-së. Punojmë dhe fuqishëm bëjmë përpjekje që të dyja vendet sa më shpejtë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe kjo është një nga shkaqet e vizitës sime”, deklaroi presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I pyetur për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Meta tha se për këtë çështje shumë të rëndësishme për të dyja vendet ka biseduar edhe me presidentin Stevo Pendarovski.

“Kishim mirëkuptim shumë të mirë dhe do t’i intensifikojmë përpjekjet tona. Do të jemi të durueshëm dhe do të punojmë më afër dhe më fuqishëm” deklaroi Meta.

Meta paraprakisht sot ishte pritur nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa duhet të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Presidenti i Shqipërisë është për vizitë pune në vend me ftesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku duhet të mbajë ligjëratë në temën “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat”

Baby Boo