Thaçi përsëri nuk erdhi në takim liderësh, dërgon Azem Sadikun


Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, me respektimin e rekomandimeve.

“Mendimi ynë si PDSH është se zgjedhje duhet të ketë, por në varësi të zhvillimit të koronavirusit. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe 22 ditë më pas, qëndrimi ynë është që mund të ketë zgjedhje duke i respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Presidenti nuk mund ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme nëse masat nuk respektohen dhe nëse nuk ka shpjegime nga institucionet”, tha sot Azem Sadiku nga PDSH-ja pas takimit të liderëve te presidenti, Stevo Pendarovski.

Baby Boo