Njeriu që “krijoi” Dubain po ndërton hotelin më të lartë në botë


Yahya Jan, president dhe drejtor i firmës arkitekturore dhe inxhinierike NORR, e cila qëndron prapa disa prej ndërtesave më të njohura të Dubait, duke përfshirë hotelet Atlantis dhe Shangri-La, është duke punuar për një nga krijimet më ambicioze të jetës së tij.

Kulla Ciel pritet të jetë hoteli më i lartë në botë. Ai do të ketë më shumë se 1 mijë dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate. Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe të jetë një ndërthurje e luksit dhe arkitekturës moderne.
Projekti do të jetë gjithashtu efikas në energji, duke përdorur 25% më pak energji për kondicionimin e ajrit.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturën. Ka të bëjë me arkitekturën dhe inxhinierinë që vijnë së bashku. Kjo është arsyeja pse unë e dua shumë. Ai është pasioni im, konvergjenca e shkencës dhe artit”, u shpreh Jan, i cili konsiderohet si njeriu që “krijoi” Dubain.

Jan u rrit në Pakistan dhe u transferua në SHBA, në moshën 18-vjeçare për të studiuar inxhinieri strukturore në Princeton. Ai shkoi për herë të parë në Dubai në 1996, por thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do të linte një trashëgimi të tillë, duke modeluar disa nga ndërtesat më ikonike të qytetit.
Sa i përket Kullës Ciel, Jan shpreson që ajo të shihet si e përjetshme, si Empire State Building ose Chrysler Building në New York City.

Baby Boo