Njihuni me 106 vjeçarin nga Sllatina që agjëron, kultivon tokën e del në treg


I moshuari që shihni në fotografi është Xhemali Rustemi, i lindur në vitin 1916 ne fshatin Malinë e Brezës në Shkup, shkruan Pa Censurë.

Mirëpo ndër vite ai jeton në fshatin Sllatinë të Tetovës. Rustemi është 106 vjeçar, edhe pse i shtyrë në moshë nuk ka reshtur së agjëruaru muajin e shenjtë të Ramazanit.

106 vjeçari punon rregullisht tokën dhe me prodhimet e tij sado të pakta që mund të jenë, del dhe modestisht i ofron për tetovarët në Tregun e Gjelbërt.

Të gjithë që të paktën një herë kanë kaluar në Tregun e Gjelbërt në Tetovë e kanë parë të moshuarin teksa shet prodhimet e tij dhe merr respektin e të gjithë konsumatorëve!

E çuditshme por 106 vjeçari nga Sllatina del edhe për të prerë drunj, bashkkfshatarëve të tij Rustemi ju shërben si inspirim por jo vetëm, pas këtij lajmi le të jetë rasti i Rustemit pamundësia e gjithsecilit për t’i thënë jo punës dhe agjërimit/ Pa Censurë

Baby Boo