Tevdovski: Anëtarësimi në NATO nënkupton investime të reja


Në intervistën për gazetën mujore “Zaman”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke folur rreth pritjeve për zhvillimin ekonomik tha se “stabiliteti dhe statusi ndërkombëtar që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet e investimeve, si tek investitorët vendor ashtu edhe tek ato të huaj”.

Ai thotë se me hyrjen në NATO, vendi do të fitojë status më të mirë ndërkombëtar dhe do të jetë në mesin e shteteve më të zhvilluara në botë. Siç theksoi Tevdovski, përvoja e shteteve tjera tregon rritje të madhe të investimeve të huaja pas hyrjes në NATO.

“Në Bullgari, investimet e huaja, nëse analizojmë pesë vite para dhe pas hyrjes në NATO, thuajse tri herë janë më të larta, përkatësisht nga 7% në 19.8% nga BVP. Në Shqipëri investimet e huaja janë dyfishuar nga 5% në 9% të BVP-së edhe atë në kohën e krizës botërore”, tha Tevdovski duke cekur edhe shtetet tjera që kanë rritur investimet e huaja pas hyrjes në NATO.

Në intervistë Tevdovski flet edhe për ekonominë e Maqedonisë. Ai theksoi se sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, nga fillimi i vitit rroga mesatare është për 5.7% më e lartë. Papunësia sipas tij, në tri mujorin e tretë të vitit 2018 është ulur në 20.8% dhe është me e ulëta deri tash.

Baby Boo